"Përgjegjësi nuk do të mbajë vetëm Lleshi i Ramës. Këtë dhunë do ta paguajnë të gjithë ata drejtues dhe policë të policisë politike të Ramës."
Kështu shkruan në Facebook ish-deputeti demokrat i qytetit të Durrësit, Oerd Bylykbashi teksa publikon videon e momentit të dhunës së ushtruar nga policia ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, mbrëmjen e të shtunës në protestën disa orëshe të opozitës.
Ndërsa ish-deputetja Fatbardha Kadiu, në një postim në Facebook iu bën thirrje shqiptarëve të zgjohen pasi qytetarët dhe foshnjet po helmohen.
POSTIMI I KADIUT
Zgjohuni o Shqiptar!
Polici Bare dhe gjithe Baret policore cfare mund ti beni me shume ketij populli!
20 police me nje burre të vetem!!!
Qytetaret po helmohen, foshnjet po helmohen!!!
Nje situate e pa pare dhe e padegjuar.
Ne Po luftojme per zgjedhje te Lira per themelin e demokracise, per kaq pak po qajne sot Shqiptaret pas 30 vitesh.





