Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi, është dhunuar nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë përpara ndërtesës së Parlamentit.
Kamerat kanë kapur momentin kur Dollapi është afruar me maskë antigaz pranë kordonit të policisë. Një polic i kërkon të heqë maskën dhe më pas u bën me shenjë kolegëve të tjerë ta shoqërojnë.
Dollapi refuzon ta heqë maskën dhe të shoqërohet, dhe vrapon me vrap. Gjatë vrapimit ai rrëzohet dhe policia sulet mbi të dhe e godet me shkop gome. Më pas shoqërohet në polici.





