Në një kohë që produktet ushqimore, të cilat konsumatori shqiptar i ka denoncuar vazhdimisht për mungesë të sigurisë dhe garancisë së tyre, po kaq problematike janë edhe produktet jo ushqimore, duke nisur nga lodrat e fëmjëve, produktet kimike që përdoren për larje, materialet e ndërtimit, ashensorët dhe gjithçka që përdoret për konsum.
Është Qendra për Mbrojtjen e Konsumatorëve që ka ngritur alarmin në drejtim të produkteve jo ushqimore. Julian Llupo, nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut, tha se rreth 10 mijë produkte të kategorisë kimike janë hequr nga tregu për shkak të rrezikut që shfaqin në shëndetin e konsumatorit. Në veçanti, Llupo u ndal tek ashensorët, një pjesë e të cilëve janë prej rreth 20 vitesh në punë e kanë rrezik për përdoruesit.
Mirëmbajtja perodike e ashensorëve përbën një kusht për rritjen e komoditetit dhe uljen e rrezikut për banorët nga aksidentet e mundshëm. Llupo tha se ky është një proçes i munguar dhe pas rreth 30 vitesh ka nisur regjistrimi i tyre në mbarë vendin.
Ndërsa Esida Teliti, nga Qendra e Mbrojtjes së Konsumatorit, vëmendje të veçantë kërkoi nga prindërit për lodrat e fëmijëve.
Një takim i tillë u organizua për herë të parë në qytetin e Durrësit, me fokus mbrojtjen e konsumatorit për kategorinë e produkteve joushqimore si dhe sfidat e inistitucionit të Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut. Qendra “Konsumatori Shqiptar”, në Bashkëpunim me këndin e BE-së pranë Bashkisë Durrës dhe me Fondacionin Shoqëria e hapur për Shqipërinë, me rastin e ditës së Europës mblodhën së bashku përfaqësuesit e institucioneve publike, shoqërinë civile, gazetarë etj.
K.H.





