Në spitalin rajonal të Durrësit është zhvilluar një trajnim për infermierët në kuadër të javës së tyre.

Sipas drejtorisë së spitalit, trajnimi ishte ndërthurje e pjesës teorike me atë praktike dhe për këtë qëllim u inskenua mjekimi i “pacientëve” të ndryshëm.  Ndërkohë, nesër (e premte) është pjesa e dytë demostrative në godinën e infektivit.

“Trajnimi i stafit është në epiqënder të synimeve te drejtorisë së Spitalit Durrës për të rritur cilesinë e dhënies së shërbimit shëndetësor.Në kuadër të javës së infermierit u organizua trajnimi mbi Menaxhimin e urgjencave mjekësore.Trajnimi ishte ndërthurje e pjesës teorike dhe asaj praktike.Në vazhdimësi pjesa e dytë e këtij trajnimi do të jetë jetë me dt 10 Maj ora 12 e 30 me realizimin e një prove demostrative në godinen e Infektivit.Suksese!”,– njofton spitali në Facebook.