Dy automjete tip “Ford” janë përplasur me njëra-tjetrën në Vadardhë, Sukth mesditën e kësaj të marte.
Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.





