Plot 22.9 ton kripë e importuar nga jashtë është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

AKU ka kontrolluar 52 subjekte, të cilat importonin kripë, ka bllokuar 8 prej tyre si dhe ka ndëshkuar me masë administrative 9 subjekte të tjera, me një vlerë totale prej 3,750,000 lekë.

Sipas AKU, kripa ishte jashtë normave të lejuara në treg.