Teksa fliste për teknologjinë, gjatë një takimi me qytetarët e Pogradecit, kryedemokrati Lulzim Basha huazoi celularin e një të riu të pranishëm për të konkretizuar mesazhin që donte të transmetonte.

Por në momentin që Basha kishte celularin në dorë, zilja filloi të binte dhe kryetari i PD-së u përgjigj: "Desi një sekondë se është në takim". Nga kjo Basha rrëfeu me qytetarët e pranishëm në takim një fragment nga jeta e tij personale.

"Qyteti dashurisë, Pogradeci. Nuk e them kot. Sot kam 15-vjetorin e martesës por lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar këtu në Pogradec, këtu te hotel Turizmi", u shpreh Basha.