Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 16-vjeçarin me iniciale D.K., pasi shantazhoi një bashkëmoshatare duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kur vajza nga Berati me iniciale A.Ç 16 vjeçe, ndërmori aktin ekstrem për jetën e saj, pasi ka rënë pre e kërcënimeve nga bashkëmoshatari.
16-vjeçari me të cilin kishte pasur lidhje prej 2 vitesh, e kishte kërcënuar vajzën se do t'i publikonte video të saj private. Ai kërkonte 1 mijë lekë të rinj, pasi në të kundërt do të publikonte mesazhet.
"Shit varësen, byzylykun e më sill lekët ose ua tregova videot", ishin disa nga mesazhet që ai kërcënonte vajzën. Adoleshentja ishte banuese në fshatin Duhanas, ndërsa shkollën e bënte në gjimnazin profesional në qytetin e Beratit, ku ishte nxënëse në vitin e parë. Në të njëjtin gjimnaz ishte nxënës edhe përndjekësi i saj, D.K.





