Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.
Një marinar 55-vjeçar, shtetasi Sh.L. është rrëzuar nga shkallët e një anijeje dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 08.05.2019, rreth orës 20:30, në Spitalin Rajonal Durrës ka shkuar për ndihmë mjeksore shtetasi Sh.L., 55 vjeç, banues në lagjen 11 Durrës, puntor në Portin e Durrësit (Marinar), i cili është rrëzuar nga shkallët e një anieje dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.





