Prokuroria ka kërkuar dënimin me 33 vjet burg për tre persona, të arrestuar në 2016-n për shfrytëzimin e një vajzë të mitur. 

Prokuroria ka kërkuar nga 15 vite burg për Elton Drapin dhe Enea Sinanin, për veprën penale të "Trafikimit të të miturve". Ndërsa 3 vite burg është kërkuar për Salie Kovaçin për veprën penale "Moskallëzim krimi".

Ngjarja daton në vitin 2013, kur Melida Lekica në atë kohë vetëm 15 vjeçe, u njoh rastësisht me një prej të pandehurve, Enea Sinanin qe punonte kamarier te bar "New York".

Vjaza i përkiste një shtrese vunerabël, e cila nuk kishte asnjë të afërm dhe nuk kishte as ku të strehohej. Sinani ka përfituar nga situata e vajzës për t'ia dorëzuar të pandehurit tjetër Elton Drapi, i cili e ka shfrytëzuar vajzën për prostitucion.