Një aksident ka ndodhur pak momente më parë te kryqëzimi i Patokut, në aksin rrugor Milot-Mamurras.
Nga informacionet paraprake mësohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit dhe emrat e të plagosurve.
Policia dhe ambulancat kanë arritur në vendin e ngjarjes.





