Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi përndiqte një bashkëmoshatare e cila është vetëhelmuar.

Nga burimet zyrtare mësohet se paraditen e sotme është paraqitur në spital nga familjarët për ndihmë mjekësore, e vetë helmuar me pesticide, A.Ç. 17-vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë të specializuar në QSUT. 

Nga hetimet rezultoi se vajza shkoi drejt aktit ekstrem pas përndjekjes me mesazhe telefonike prej disa ditësh nga një bashkëmoshatar i saj, D.K. 17 vjeç, i cili është arrestuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Përndjekja”, parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal.