Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Fushë Krujës, ku i dënuari me burgim të përjetshëm, Shpëtim Ziza i ka vënë flakën qelisë. Dyshohet se shkak për këtë është bërë gjendja e depresionit në të cilën ndodhej Ziza.

Mësohet se ai ka marrë plagë në trup për shkak të flakëve, ndërsa bëhet e ditur se prej kohësh mbahej në izolim.

Shpëtim Ziza, i cili njihet ndryshe edhe si "Mostra e Peshkopisë", vuan dënimin me burg të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit Besim Çenga.