Akademiku i njohur. Artan Fuga ka komentuar deklaratat e bëra nga politikanët shqiptarë sot më 5 maj, në Ditën e Dëshmorëve.
Përmes një postimi në Facebook, Fuga e cilëson të turpshme të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti apo trafik votash.
STATUSI I PLOTË
Gjaku i të rënëve i takon vetëm Nënës Shqipëri, jo hipokritëve!
———————————–
Sot në 5 maj unë përulem para gjakut të dëshmorëve të familjes time të zgjeruar, të të gjithë të rënëve, të të gjithë atyre që luftuan për liri! I përjetshëm kujtimi i tyre!
Janë në themelet e Shqipërisë!
Turp për këdo që injoron e përgojon sakrificën e tyre!
Turp edhe për ata që duan t’a hipotekojnë gjakun e dëshmorëve a thua se u takon natyrshëm trashëgimia e veprës së tyre madhore!
Kërkojnë t’a hipotekojnë për qëllime elektoraliste!
Eshtë të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti dhe trafik votash!
Vepra e dëshmorëve i takon vetëm Nënës Shqipëri. Kaq. Të tjerat janë dëngla maskarenjsh!





