3 automjete janë përplasur pak minuta më parë në qendër të Durrësit, shumë pranë bashkisë.
Për disa minuta trafiku qëndroi i bllokuar, pasi automjetet mbetën në rrugë, në pritje të mbërritjes së forcave të policisë për të bërë ekspertizën e aksidentit.
Siç duket nga fotot që publikon DurrësLajm, 3 automjetet janë përplasur me njeri-tjetrin, por nuk ka dëme të mëdha materiale.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Kujtojmë se në po të njëjtin vend janë shkaktuar aksidente të shumta, që janë shoqëruar me dëme materiale.





