Ashtu si çdo vit tjetër, edhe sot më 5 Maj, Dita e Dëshmorëve të Atdheut u përkujtua me një ceremoni zyrtare dhe homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Zyrtarë të shtetit dhe politikës, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.
Ashtu si çdo vit, tashmë e kthyer në traditë, politikanët qëndrojnë të ndarë në dy kampe edhe në përkujtimin e të rënëve të luftës. Homazhe kanë kryer sot Presidenti i vendit, Ilir Meta, bashkë me kreun e qeverisë Edi Rama rreth orës 10:00, shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeverisës.
Po ashtu, strukturat e larta të opozitës me në krye Lulzim Bashën pritet të kryejnë homazhe për nder të dëshmorëve veçmas, rreth orës 11:00, siç edhe ka njoftuar zyra e shtypit.
Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.





