Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me pedagogët e Universiteteve publike, mes të cilëve ndodhej edhe Enkelejda Olldashi, bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë demokrat Sokol Olldashi. 

Në fillim të tryezës, Lulzim Basha ka takuar të gjithë të pranishmit, mes të cilëve edhe Enkelejda Olldashin. 

Kujtojmë se Sokol Olldashi ishte një nga miqtë më të mirë të Astrit Patozit, i cili tashmë ka krijuar partinë e tij të re "Bindja Demokratike" dhe ishte rivali i Bashës në garën për drejtimin e PD-së, pas dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit, fill pas humbjes në zgjedhjet e 2013-ës.

Ndërkohë, djali i madh i Olldashit, i cili studion jashtë shtetit, ishte i pranishëm në një nga protestat kombëtare të organizuara nga opozita dhe gjatë një interviste nuk e fshehu dëshirën për t'u përfshirë në të ardhmen në politikë.