Ka zbritur pa dëmtime vajza e re që tentoi mesditën e kësaj të shtune të hidhej nga pallati në Durrës.

Ishin shërbimet zjarrfikëse që asistuan për zbritjen e saj me sukses nga lartësia e pallatit.

“DurrësLajm” mëson se e reja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja u regjistrua te një nga pallatet e bashkisë në Shkozet.