“Pushuesit sivjet do ta gjejnë më të sigurt plazhin e Shën Vasilit në Karaburun”. Kështu njofton ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një postim në Facebook.
Zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura nxorrën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, që rrezikonin jetën e pushuesve.
Të gjitha ato datonin nga Lufta II Botërore.





