Si rezultat i punës së bërë nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Mallakastër, u bë identifikimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes së 6 elektromotorëve të puseve të naftës në fshatin Hekal.

Pas dokumentimit ligjor, Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

R.A, 24 vjeç dhe E.C, 25 vjeç, të dy banues në Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.