Arrestohet për qëllime ekstradimi një 29-vjeçar nga Durrësi, i akuzuar për trafik narkotikësh në Itali.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Klejdi Abdyli, i datelindjes 12.03.1990, lindur ne Tirane dhe banues në lagjen nr. 3 rruga “Egnatia” Durrës, shtetesia Shqiptare, arsimi 8-klase, gjendja familjare Beqar”, thuhet në njoftim.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, bazuar në urdhër arrestin e vitit 2017, lëshuar nga Gjykata në Peskara/ Itali, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve (kokainë)” dhe “Organizata Kriminale”.
Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.
Materialet procedurale u dërguan për veprime të metejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Durrës në ngarkim të shtetasit Klejdi Abdyli.





