Ambasada Amerikane në Tiranë përcolli një mesazh për klasën politike në vend në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se kjo është një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit.

POSTIMI I PLOTË

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit. Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës. Ky Studim mbi Profesionistët e Medias, i kryer nga IDRA, nënvizon këto çështje të rëndësishme. Për të lexuar studimin e plotë, ju lutemi të klikoni këtu: https://bit.ly/2ZV3d88