Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pas disa të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, mësohet se është arrestuar Petrit Isaj pasi ka qëlluar me armë në banesën e tij. Sakaq, deri tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Policia sapo ka marrë informacion ka shkuar drejt banesës së 20-vjeçarit, ndërsa ai në tentativë për t'u larguar ka thyer këmbën.

Ngjarja ka ndodhur pranë konviktit të shkollës së Veterinarisë.