Dy të rinj u arrestuan pasi akuzohen se shpërndanin heroinë dhe marijuanë në zonën e "Komunës së Parisit" dhe në rrugën "Lord Bajron".

Shtetasi A.D. 30 vjeç, banues në Tiranë gjatë kontrollit fizik të tij në momentin e kapjes në flagrancë si dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e proves materiale : 18.2 gr lëndë e dyshuar narkotike Heroinë , 1 peshore elektronike dhe 1 celular.

Shtetasi K.Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, shërbimet e policisë i kanë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".