Varësia e drogës i ka shkaktuar vdekjen një të riu shqiptar 29-vjeçar.
Media greke “Patris” shkruan se ai u gjet i vdekur dje në një plazh në Ammoudara nga një këmbësor. Pikërisht ky i fundit ka lajmëruar menjëherë policinë. Vdekja e shqiptarit i atribuohet përdorimit të drogës, pasi pranë tij u gjet heroinë.
Identiteti i shqiptarit të vdekur nuk bëhet me dije.





