Një 16-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë me armë zjarri një natë më parë në Romë dhe më pas është braktisur në hyrje të spitalit "Gemelli", ndërkohë që makina që e shoqëronte është larguar pa lënë gjurmë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 më 26 prill ndërsa identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije ende. Policia italiane dyshon se adoleshenti shqiptar mund të jetë plagosur gjatë një grabitje të një banese në rrethinat e Romës.
Gjatë natës së shkuar, pronarët e një banese kanë qëlluar me armë zjarri kundër grabitësve që i kishin hyrë në shtëpi. Kjo ka bërë që autoritetet italiane të hedhin dyshojnë se 16-vjeçari është një nga autorët e grabitjes.
Mediat shkruajnë se shqiptari ka marrë dy plumba dh eka humbur mjaft gjak. Ai është operuar gjatë natës dhe është në repartin e terapisë intensive në monitorim konstant.
Policia ka nisur hetimet duke sekuestruar telekamerat e sigurisë në hyrje të spitalit Gemelli me qëllim identifikimin e automjetit që ka shoqëruar shqiptarin e plagosur si dhe për zbardhjen e ngjarjes dhe autorët.





