Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit i cili pasi përplasi për vdekje një person në Elbasan, u largua nga vendi i ngjarjes. Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka përfunduar i riu me iniciale G.S., 30 vjeç, banues në Elbasan.
Duke drejtuar mjetin në Bulevardin "Aqif Pasha", 30-vjeçari ka aksidentuar për vdekje shtetasin A.B., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Shkelje e rregullave të Qarkullimit Rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".





