Obeziteti ndikon edhe në nivel cerebral. Rezulton se në ato raste kur përqindja dhjamore në trup është më e lartë, përkon me volum më të vogël të materies gri në tru. Në këtë konkluzion kanë mbërritur kërkuesit e Universitetit “Leiden Medical Center” në Holandë që studimin e kanë publikuar në revistën mjekësore “Radiology”.
Gjithashtu edhe kërkime të mëparshme kanë vënë në dukje lidhjen mes mbipeshës dhe rritjes së rrezikut të prekjes nga sëmundjet e trurit, veçanërisht demencës, duke sugjeruar në këtë mënyrë ndryshime në tru.
Ekspertët kanë analizuar imazhet cerebrale të 12 mijë personave nga të dhënat e Bankës Biologjike në Mbretërinë e Bashkuar. Si përfundim ata theksojnë se mbipesha në të gjitha rastet që është verfikuar, ka përkuar me më pak sasi të materies gri në tru dhe problem në sistemin e lëvizjes.