Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një grua i ka dhënë fund jetës për shkaqe që nuk dihen ende.
Nga burimet zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:27 në rrugën “Haki Stërmilli”.
"Dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasia M. H., 39 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.", thuhet në njoftimin e policisë, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





