Një 71-vjeçar me iniciale E.Z., i cili kishte shkuar për peshkim, është gjetur i vdekur mbrëmjen e së enjtes në Sarandë.
Nga dyshimet e para mendohet ngjarja është aksidentale dhe se viktima mund të ketë rënë nga shkëmbinjtë.
Ai është dëguar në morgun e spitalit të Sarandës ku ekspertët do të bëjnë ekzaminimet përkatëse për të zbardhur shkakun e vdekjes së tij.





