Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi u kapën duke transportuar drogë.

Operacioni u zhvillua në kufirin greko-shqiptar, në zonën pyjore në Kriovrisi në Igumenicë.

Mësohet se shqiptarët të moshës 26, 29 dhe 29 vjeç u kapën duke transportuar drogë me çanta në këmbë. 

Brenda ne çanta janë gjetur dhe sekuestruar 113 pako me 122 kg 750 gramë marijuanë.