Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë në Bulqizë është bilanci i një incidenti në minierë.

Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë në Tërnovë të fshatit Zerqan.

Sipas policisë, nga të dhënat paraprake, incidenti është shkaktuar nga gazrat e prodhuara nga plasjet e dinamitit në galeri.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rastit.