Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë plagosur me sende të forta një 43-vjeçar nga Pogradeci. Në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale J.Sh, 35 vjeç dhe V.Sh, 28 vjeç, banues në Lin.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin E.B, 43 vjeç.

Mësohet se i plagosuri aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin intensiv të mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.