Një aksident tragjik i ka marrë jetën këtë të mërkurë një shqiptari në Itali, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktimë e aksidentit të ndodhur në rrugën Kennedy, në Pianvallico të Firences, ka mbetur një 26-vjeçar, ku mediat fqinje e identifikojnë vetën me iniciale K.E. Ndërsa dy të plagosurit janë përkatësisht 19 dhe 26 vjeç. Mësohet se njëri prej të plagosurve është vëllai i viktimës. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet se ata po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara. Mediat raportojnë se tre shqiptarët jetonin në zonën e Scarperia-s.





