Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës.
Policia bën me dije se një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





