Autori i 5-të i dyshuar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, Elton Pikli është arrestuar nga policia në Qafë Thanë. 32-vjeçari Elton Pikli, banues në Krujë, ushtronte profesionin e kasapit.
Pikli mësohet se ka qenë person me precedent të mëparshëm penal, por mesa duket kjo nuk e ka ndaluar 32-vjeçarin për të kandiduar për këshilltar bashkiak.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, Pikli garoi për një vend në këshillin e qytetit nën siglën e “Aleancës Arbnore Kombëtare”.
32-vjeçari është arrestuar mesnatën e djeshme teksa kthehej nga Bullgaria. Ai akuzohet për: “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.





