Është zbuluar identiteti i personit të pestë që është arrestuar nga Policia për llogari të grabitjes së ndodhur në Rinas më 9 prill.

Ai është Elton Pikuli nga Fushë-Kruja dhe arrestimi i tij është bërë nga Interpoli.

Sipas Policisë, Pikuli është ndaluar në Bullgari dhe ekstradimi i tij po bëhet në këto momente në masa të larta sigurie.

"Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P., banues në Krujë, i dyshuar si  një prej autorëve të kësaj ngjarje"njoftoi policia.

Elton Pikuli dyshohet se është larguar nga Shqipëria pak ditë pas grabitjes dhe lokalizimi i tij është bërë nga Policia Bullgare.

Vetëm dy ditë më parë, policia bëri të mundur ndalimin e e shtetasve Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan si dhe 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë.