Policia e shtetit ka ndarë në Facebook, një video ndërsa shihen disa shoferë të cilët shkelin rregullat e qarkullimit duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

"Syri qytetar dhe punonjësi i Policisë janë kudo.

Të bësh drifting, të qarkullosh me shpejtësi të lartë, veçanërisht në qendrat e banuara, apo në shëtitore aty ku luajnë fëmijët dhe qarkullojnë këmbësorët, janë veprime që cënojnë dhe rrezikojnë sigurinë e jetës në rrugë dhe njëkohesisht shkelje që kushtojnë shumë.

"Sheh diçka, thuaj diçka"." thuhet në njoftimin e Policisë.