Një i moshuar është vetëplagosur me armë gjahu mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së tij në fshatin Gajush të Lezhës.

Nga burimet zyrtare mësohet se 77-vjeçari me inicialet P.I, është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.04.2019, rreth orës ‪21:10, në fshatin Gajush, Lezhë, në oborrin e banesës së tij dyshohet të jetë vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P.I , 77 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.