Autoritetet kufitare në Maqedoninë e Veriut sekuestruan 45 kg drogë që po transportohej nga një automjet me targa shqiptare, në pikën kufitare me Greqinë në Bogorodica.
Shoferi dhe bashkudhëtarja e tij, shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë marrë kallëzim penal për prodhimin dhe shitjen e 34,6 kilogramë marihuanë dhe 9,8 kilogram hashash, shkruan agjencia e lajmeve Ina.
Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut tha në një konferencë se, "dje në orën 12:30 në kalimin kufitar “Bogorodica” në dalje nga Maqedonia në një automjet me targa nga Shqipëria i drejtuar nga O.L dhe bashkudhëtari A.J. nga Shqipëria, doganierët gjatë kontrollit në dyshemenë e automjetit kanë gjetur 49 paketime me kanabis."
Shefja e shërbimit për luftë kundër kontrabandimit Liljana Zhivkoviç-Davitkova qartësoi se droga e gjetur ishte e destinuar për tregun në Greqi dhe Turqi, ndërsa me prejardhje nga Shqipëria.





