Deti Adriatik nxjerr në breg, në Durrës, breshkën gjigande shumëvjeçare. Mësohet se kafsha ujore është gjetur nga peshkatarët dhe kalimtarët në shëtitoren ‘Taulantia’ në lagjen nr 1. e pajetë. Ajo peshon rreth 70 kg.

Është rasti i dytë që brenda pak ditësh del një tjetër breshkë po në këtë zonë. Kafsha ujore u pa me kuriozitet nga qytetarët, të cilët shëtisin në këtë zonë mjaft të frekuentuar. Këto breshka janë pasuri natyrore për ujërat tona.

K.H.