Rrugicat e lagjes nr.6 në qytetin e Durrësit kanë qenë mëngjesin e sotëm në fokusin e Policisë Bashkiake. Aksioni për çmontimin e parkimeve të paligjshme të krijuara nga vetë qytetarët ka çliruar hapësira të tjera publike në këtë lagje, që ishin zaptuar me të padrejtë.
“Pas ankesave të shumta të qytetarëve në bashkëpunim me Ndërmarrjen Rruga u bë e mundur lirimi i hapësirave publike të cilat ishin tjetërsuar si vende parkimi në Lagjjen nr.6 pranë Ish-Befotrofit
#MëShumëHapësiraPublike”,– shkruan Policia Bashkiake Durrës në rrjete sociale.





