Rrugët e Mauricio Sarrit dhe Çelsit me shumë gjasa do të ndahen në fund të sezonit. Ai mbërriti në fillim të këtij sezni te londinezët, por duket se rezultatet kanë qenë zhgënjyese.

Ajo që shqetëson më shumë është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.“Daily Record” raporton se drejtuesit kanë vendosur të prishim marrëveshjen me bankierin italian dhe në fund të sezonit do të zyrtarizojnë edhe pasardhësin e tij.

Ai pritet të jetë një spanjoll, Havi Garsia. Më parë tekniku ka qenë pjesë e Malagas, por edhe Rubin Kazani. Në këtë sezon ai është pjesë e Uatfordit, që i ka habitur të gjithë në Premier Ligë.