Nëse çështja me Interin duket se mori një zgjidhje të përkohshme, Mauro Icardi tashmë po përballet me një tjetër betejë, këtë herë brenda familjes.
Kjo pasi motra e tij, Ivana Icardi është pjesë e Grande Fratello 16, ku nuk ka ngurruar të përsërisë akuzat se Wanda Nara po ndikon negativisht te Mauro dhe se po e ndan atë nga familja biologjike.
Këto akuza Ivana Icardi i ka bërë edhe më herët në media të ndryshme, por fakti që tashmë flet thuajse çdo ditë në një reality-show, e ka bindur Wanda Narën të ndërmarrë një vendim ekstrem.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bashkëshortja e sulmuesit argjentinas ka njoftuar se do të çojë në gjyq kunatën e saj, për deklaratat që sipas Wandës, i prishin imazhin asaj, Mauros dhe familjes së tyre.





