“U mësuat me gazin lotsjellës”! Lulzim Basha nga protesta para Parlamentit ka bërë batuta me gazetarët, pasi policia përdorin gazi lotsjellës.

Ai u pa me shami në duar duke fshirë sytë, po ashtu dhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Protesta do vazhdojë deri sa të duan qytetarët”, tha Basha.

“Rrugë tjetër përveç largimit të Edi Ramës nuk ka dhe nuk ka për të patur, kryengritja do të fitojë. Rama do të largohet”, tha kryedemokrati, ndërsa policia hodhi sërish gaz lotsjellës.