Protesta e opozitës ka nisur ashtu sikurse ishte paralajmëruar në orën 18:00 të kësaj të shtune.

Qindra mijëra mbështetës të opozitës po mblidhen përpara ndërtesës së qeverisë, me parulla “Rama ik”, “Parlament i krimit”, “Qeveri e korruptuar”.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet ende në selinë e partisë dhe pritet t’i bashkohet për pak minuta protestuesve.

Protestuesit kanë hedhur tymuese me ngjyrë të zezë, kapsolla dhe flakadanë përpara ndërtesës së Kryeministrisë.