Një automjet ku udhëtontë një familje është përplasur nga treni mesditën e kësaj të shtune. Fatmirësisht, familjarët kanë shpëtuar për mrekulli.
Ngjarja është regjistruar në Lezhë, në fshatin Pllane. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se drejtuesi i automjetit nuk ka parë trenin që po vinte dhe ka kaluar mbi hekurudhë.
Përplasja nuk ka qenë shumë e fortë, si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.





