Alarm për bombë në parlamentin grek. Policia greke mbylli të premten në mëngjes Parlamentin dhe rrethoi zonën rreth tij pasi një kërcënim me bombë u bë nga një telefonues anonim.
Personi telefonoi zyrat e internetit të lajmeve "Zougla.gr", duke thënë se pajisjet shpërthyese ishin vendosur "brenda dhe jashtë Parlamentit".
"Do të ketë viktima. Kujdes!", thuhet në telefonatën kërcënuese.
Ekspertët për deponimin e bombave janë dërguar në vendin e ngjarjes.