Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Universitetin Politeknik të Tiranës njofton se të enjten, 11 prill 2019, ora 14:19:03, janë ndier lëkundje tërmeti në zonën në Gjirit të Lalzit.

Mësohet se tërmeti me forcë M=2,7, ndonëse me epiqendër në thellësinë 24 km, ka ngritur dallgë në det, 14 km në perëndim të Hamallajt, në koordinatat 41.48° V, 19.36° L. 

Dhe pse me aktivitet të lartë tektonik, Gjiri i Llazit është zonë turistike elitare me hotele, vila, pallate, ku pushojnë VIP-a të huaj dhe shqiptarë.

Kujtojmë se ditët e fundit të marsit dhe 10 ditëshi i parë i muajit prill është karakterizuar nga shumë lëkundje sizmike në rajonin e Durrësit, manjituda më e lartë e të cilave ka qenë 3.8. Epiqendra e tyre në 80% të tërmeteve të regjistruara dy javët e fundit ka qenë në Gjirin e Lalzit.