Nga Rinasi, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka sqaruar se vendimi për të vendosur Forcat e Ushtrisë në zonën e aeroportit pas grabitjes spektakolare, ka thënë se nuk ka nevojë për të marrë leje nga Parlamenti, pasi vendi nuk është në kohë lufte.
Xhaçka ka theksuar se leja për vendosjen e Forcave Ushtarake nuk merret nga Presidenti, ndërsa ka sulmuar edhe kryedemokratin Basha për të cilin tha se nuk di të lexojë Kushtetutën, se po ta dinte nuk do e kishte djegur opozitën si kallinj, sipas saj.
"Nuk behët fjalë për siguri brenda. Ne do të patrullojmë sigurinë e perimetrit të aeroportit. Baza jonë nuk është asnjë kilometër. Ne do të sigurojmë perimetrin e aeroportit, sepse nuk na takon neve ta bëjmë. Nuk është ndonjë precedent i padëgjuar më parë. Por një precedent i përsëritur. Jemi të detyruar të garantojmë sigurimin e perimetrit përmes policisë ushtarake. Nuk është nevoja të evokohet Kushtetuta apo ligje të ndryshme. Prioritet ynë është sigurimi i qytetarëve. Nuk kam pse të informoj Presidentin se nuk do shkojmë në luftë", u shpreh ajo.





